Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Momente paniku në Korçë. Pas grindjes me fqinjin, tenton të vrasë policët

15:44 / February 6, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 02 06 at 14.22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt mes dy shtetasve në qytetin e Korçës mund të ishte përshkallëzuar në një ngjarje me pasoja tejet të rënda, nëse policia nuk do të ndërhynte në kohë dhe me profesionalizëm.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës, kur një i dehur, me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” apo “dhunë në familje”, po konfliktohej me një tjetër banor të lagjes nr. 4 në qytetin juglindor, duke shqetësuar banorët e tjerë që telefonuan për ndihmë policinë.

Me të mbërritur në adresën në fjalë, efektivët mësuan se një 69-vjeçari i dehur, pas grindjes me 47-vjeçarin ishte larguar për në banesën e tij dhe për të marrë një armë zjarri. Pasi janë drejtuar për në shtëpinë e tij, efektivët janë vënë në shënjestër të armës automatike, por që fatmirësisht rezultoi e bllokuar, duke mos realizuar qitjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e kësaj ngjarjeje, sikurse sekuestroi armën e zjarrit dhe 88 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë tashmë akuzat e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve e municionit”.

arme Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.