Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këta janë ministrat që përjashtohen nga fushata e PS. A po paralajmërohen shkarkime

15:27 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ministra qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 14 ministra të kabinetit qeverisës, kryeministri Edi Rama u besoj drejtimin politik të fushatës elektorale në qarqe vetëm 3 ministrave.

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënie me parlamentit do të drejtojë fushatën në Kavajeë, Vorë, Kamëz dhe Rrogozhine bashki që janë pjesë e qarkut te Tiranës. Mbulimi edhe i Vorës nga Elisa Spiropali, vjen pas heqjes të  kujdestarisë nga kjo Bashki e Ministres Belinda Balluku, e cila u investua në fushatën elektorale dhe promovoi figurën e Agim Kajmakut i cili rezultoi me probleme me drejtësinë greke dhe u largua nga posti kryebashkiakut e më pas iu fsheh drejtësisë shqiptare. Spiropali duhet të bëjë edhe punën që bënte në Kavajë Ministri Arben Ahmetaj i cili është lënë jashtë listës së ekipit drejtues të fushatës socialiste.

Përplasjet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe pakënaqësitë e bazës socialiste në Lezhë prodhuan largimin e Sandër Lleshajt nga drejtimi punëve të partisë në këtë qark.  Si zgjidhje Rama rikthen në Lezhë ish ministren Lindita Nikolli.

Mbetet e paqartë nëse ministri turizmit Blendi Klosi do të vijojë të drejtojë të majtën e Beratit. Gent Cakaj dhe Besa Shahini që të dy anëtarë të kryesisë së PS, nuk i është besuar asnjë post drejtues në ekipin e fushatës elektorale.

Nga vija e  parë të betejës elektorale 2021,  janë përjashtuar edhe ministrat Ogerta Manastrirliu, Anila Denaj, Elva Margariti, Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Etilda Gjonaj përfshi zëvendës kryeministrin Erion Brace drejtues i disa betejave elektorale në Berat dhe së fundmi si zonën e Divjakës në qarkun e fierit.  Ish ministri shëndetësisë Ilir Beqa rikthehet në Shkodër një bashki me probleme për socialistët pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues politik dhe kokëçarjeve që solli Valdrin Pjetri.

Ky zhvillim ku vetëm tre ministra caktohet të punojë në terren për fushatë zgjedhore, është një indikator i fortë i pakënaqësive ndaj ministrave dhe e bën më të mundshëm prerjen e biletës së tyre të largimit nga Rama, me gjasë që  në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Deri më tani mësohet se janë dy ministra që i pret shkarkimi dhe po punohet në përzgjedhjen e emrave që i zëvendësojnë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.