Në video shihet qartë që në mes të rrugës kanë ndaluar dy furgona policie dhe efektivët në mënyrë të vazhdueshme godasin me shpulla dhe grushte të rinjtë që kanë ndaluar.
Në fillim të videos shihet që dy djemtë nuk kanë pranuar të merren në makinat e policisë dhe efektivët e patrullës dhe njësisë Shqiponja janë mbledhur dhe i kanë marrë me forcë.
I kanë tërhequr dhe i kanë goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.
