Është zhbllokuar takimi mes Gjermanisë dhe Spanjës, me Timo Werner që ka kaluar i pari në avantazh “Pancerat” e Joachim Low. Bomberi i Chelsea shënoi në minutën e 52-të të takimit.
Ishte Gosens ai që krosoi nga e majta dhe Werner arrin ta kontrollojë sferën në hyrje të zonës. Pasi driblon dy mbrojtës spanjollë, bomberi gjerman gjuan me saktësi tokazi, duke lënë të palëvizur portierin De Gea.
Timo Werner scores for Germany to put them 1-0 up against Spain 🔥🔵pic.twitter.com/u6vCGkxGUE
— LDN (@LDNFootbalI) September 3, 2020
