Georgina Rodriguez shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në Venecia.
Bukuroshja e Ronaldos, kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës në Shqipëri.
Bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.
Fustani ishte i gjithi i punuar me temina në ngjyrë të zezë dhe me një bust fantastik që i nxirrte në pah dekoltenë bukuroshes brune.
“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe ❤️🌹 Dashuri @georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja.
Kjo nuk është hera e parë që Georgina zgjedh stilisten shqiptare pasi edhe në Sanremo ajo veshi dy krijime fantastike të sajat.



