Teksa paralajmëroi në deklaratat e mëparshme se shqiptarët duhet të kishin lëvizje të reja politike, duke nënkuptuar se një plan të tillë kishte dhe vetë, tashmë duket se deputetja Rudina Hajdari e ka vendosur.
‘BalkaWeb’ shkruan se deputetja Hajdari do të bëhet pjesë e nismës Thurje, për të krijuar një lëvizje të re.
Kujtojmë se Rudina Hajdari nuk është më pjesë e Partisë Demokratike, pasi nuk vendosi që të djegë mandatet si kolegët e saj opozitarë, duke qëndruar në Kuvend.
