Marrëveshja e sotme Kosovë- Serbi e firmosura- në Uashington pritet t’i sjell Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësimit të saj.
Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.
Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.
