Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në takimet para protestës së 16 shkurtit, Basha: Rama kryeministër i oligarkëve dhe kriminelëve

17:28 / February 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë takimit me banorët e Vorës, Basha i ftoi të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurit. Po ashtu ai tha se Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, ndërsa vendi nuk ka qeveri, por  një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve.

“Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike. Mjafton të hysh në dyqan, dhe dëgjon të thonë se nuk ka xhiro, nuk ka lek. Si në një dyqan ku më thanë që nuk kanë lek për një bateri. 1/10 shqiptar ushqehet një herë në ditë, gjysma e shqiptarëve mbahet me 5 mijë lek të vjetra ne ditë. Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke i nxjerrë gjuhën shqiptarëve. Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun. Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit. Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve. Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin”- tha Basha.

Basha tha se PD ka një plan dhe program për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike me mbështetje të perëndimit.

“Që ditën e parë do të ulim çmimin e naftës më 300 lek për litër. Do të ulim çmimin e energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20% Me një dorë kanë vjedhur nga energjia 4 milionë e gjysëm euro. Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe pesëfishuar ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës. Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, këtu në vendin e tyre dhe jo largimi në emigracion. Plani ekonomik do të zbatohet duke ndjekur një parim të thjeshtë. Nesër çdo qindarkë që oligarkët dhe Edi Rama ju ka marrë, do t’i konfiskojmë kudo t’i kenë pasuritë e tyre, brenda apo jashtë Shqipërisë. Këto para do t’i çojmë për uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe energjisë, me investime publike që e kanë katandisur infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore, sociale në ditën e tyre më të zezë. Por dua të jem i ndershëm me ju për t’ju thënë se e kemi këtë plan dhe e kam vendosmërinë me ekipin për ta zbatuar këtë plan prej ditës së parë”- tha Basha.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam

23:00 / June 29, 2026

Ministrja Ibrahimaj për projektin në Sazan: Ishulli mbetet pronë e shtetit, po negociohet përqindja e investimit

14:18 / June 29, 2026

Ambasadori Gonzato mesazh magjistratëve të rinj: Integriteti, guximi dhe përulësia janë thelbësore për drejtësinë

11:14 / June 29, 2026

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

11:03 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.