Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekspozohet një prej dorëshkrimeve origjinale me pasazhe shqip të Nënë Terezës, Rama: Burim drite e frymëzimi

20:17 / September 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama nene tereza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ekspozohet në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare, ku kërkonte të prekte tokën e atdheut që gjithë jetën e mbajti në zemër.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast se trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht.

Po kështu kreu i qeverisë kujtoi dhe lutjen që shenjtorja shqiptare i drejtoi Presidentit të Kohës Ramiz Alisë në tetor 1989 ku i kërkonte që 4 motra, misionare të vendoseshin në Shqipëri.

“Për ta mbyllur me atë që është brenda kornizës së kësaj ekspozite dua të shtoj se letra e saj e tetorit 89 ka qenë e papërpunuar në arkivin qëndroj të shtetit si pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë dhe përpunimi i gjithë ish-arkivit qendror të asaj kohe ishte një prioritet që përfundoi si një prioritet i realizuar vetëm në vitin ku ne jemi. 30 vjet për të, thjesht përpunuar një thesar informacioni dhe një burim faktik për të gjithë ata që duan ta studiojnë atë pjesë të historisë sonë duke iu referuar dokumenteve autentikë, ndër të cilat dhe këto letra, kur ajo e tetorit praktikisht vetëm tani së fundmi bëhet e njohur. Dy letrat e tjera e janarit ‘90 dhe e gushtit ‘89 njihen gjerësisht por dua të prek prej asaj të gushtit, fjalët e Nënë Terezës me të cilat shpresoj të mund të mbyllet bukur ky moment që po ndajmë së bashku, shkruar më 16 gusht kur ajo i kërkon presidentit të kohës të mundë të sjellë në Shqipëri të paktën 4 prej motrave të saj misionare të bamirësisë për t’u dhënë ngrohtësi, dashuri dhe kujdes pleqve, të vetmuarve duke thënë ‘unë nuk kam as ar dhe as argjend por juve do iu jap motrat dhe shpresoj që së bashku do të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.