Mëngjesin e sotëm në katin e parë të zyrave të Sigurimeve Shoqërore në Fier ka rënë zjarr si pasojë e një shkendije elektrike, dhe janë djegur vetëm dokumentet e punës së përditshme.
Shefja e Arkivës së Përgjithshme Vilma Ndreko, ka thënë se qytetarët fierakë duhet të jenë të qetë pasi dokumentet e vjetërsisë së punës së tyre nuk janë prekur.
“Zjarri që ka rënë nuk është në arkivën e Sigurimeve, pra nuk ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë në punë të qytetarëve të Fierit, por ato të përdorimit të përditshëm. Qytetarët duhet të jenë shumë të sigurt se dokumentacioni i vjetërsisë së punës është në Arkiv në një godinë tjetër nga ajo e Sigurimeve Shoqërore”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, Policia njoftoi menjëherë pas zjarri se “Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr. Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”
