Romina Selenica mjeke e përgjithshme, pjesë e stafit që ishte në vijën e parë në luftën me koronavirusin në Itali rrëfen ditët e tmerrit që përjetoi, ndërsa tashmë fatmirësisht shkruan se mund të përqafojë njerëzit e saj dhe të shijojë lirinë.
“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qënë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.
Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore unë ja dola, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj” shkruan Romina Selenica.
