Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu duke filluar nga fundi i shtatorit do të ketë çdo të enjte emisionin e vet politik në ABCNews.
Haxhiu me sa duket bën pjesë në planet e pronarit të ABCNews, i cili ka investuar në fushën mediatike edhe në Kosovë duke blerë televizionin T7 dhe gazetën Ekspress.
Baton Haxhiu ka qenë moderator i emisionit politik ‘Zona B’ në Klan Kosova, dhe me sa duket tani do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Blendi Fevziut të enjteve në mbrëmje në ora 21.00 në AbCNews.
