Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Sëpatën e mbante lart dhe bërtiste dua paratë”, dëshmia e çiftit të moshuar që u grabitën në Fier

11:50 / September 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sepate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grabitja me dhunë dhe sëpatë në dorë në mes të natës ka terrorizuar çiftin e moshuar Vangjel dhe Athina Prifti, të cilët kishin rënë për të fjetur gjumë. Ishte zhurma e fortë për të shqyer derën që ngriti dhe i terrorizoi të moshuarit në mes të natës.

Grabitësi Pajrim Dhana, 47 vjeç, është një person me precedent penal, i cili ka qenë disa herë i arrestuar dhe se para një javë kishte dalë nga burgu. Të moshuarit shprehen se ai nuk i dhunoi, por i terrorizonte gjatë gjithë kohës me sëpatë në dorë, deri sa ata i dhanë ato pak para që kishin në shtëpi. Konkretisht sipas policisë çiftit i është vjedhur 30 mijë lekë.

Në dëshminë e dhënë për Report Tv, bashkëshorti Vangjel Prifti shprehet se e njeh autorin dhe se banon 50 metra lart shtëpisë së tij dhe se ishte i pamaskuar.

“Unë jam vetëm me gruan dhe ramë në gjumë, në orën 23:20 të natës na trokitën në derë. Trokiti tek dera para dhe më pas shkoi derën pas dhe më pas erdhi sërish para. Me një sëpatë që kishte në dorë theu xhamin dhe pastaj hyr brenda. Ja këtu e ka shtëpinë autori.  Dua lekët më tha.  Autori është i pa martuar, i pa maskuar dhe e ka shtëpinë 50 metra larg shtëpisë time. Ne e njohim. Mori lekët e iku, më pas erdhi policia dhe e arrestoi. Ai ishte fshehur në një shtëpi tjetër, jo në të tijën. Gruaja qante në vend, unë nuk lëvizja“, tha Vangjeli.

Tmerrin e kaluar e treguar edhe e shoqja, Anithaja, e cila u shpreh se personi ishte problematik dhe se kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu.

 “Në orën 22:0 ishim te kuzhina dhe ramë për të fjetur. Në 23:20 ka ardhur ai. Në fakt dëgjova një zhurmë fillimisht po mendova rrugë se ka zhurma gjithmonë këtu. Kur filloi të shqyej derën i thash burri ngrihu. Bashkëshorti  e mbante derën fort, ai e shtynte me shkelma deri sa theu xhamin, futi dorën dhe hapi çelësin. Paratë tha ai me sëpatë në dorë. Ato 5 lekë që kishim ia dhamë, i mori lekët dhe iku. Autori është banor i zonës, një javë para doli nga burgu, ai ka qenë problematik disa herë në burg.  Ka menduar se pleq dhe nuk e mposhtin dot dhe veproi ashtu”, tha Athinaja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.