Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve kanë filluar me një fitore shumë të rëndësishme të Uellsit ndaj Bullgarisë, pasi uellsianët e shohin veten në këtë mënyrë në krye të grupit me pikë të plotë e në pozicion shumë të favorshëm për t’u ngjitur në Ligën B.
Suksesi i skuadrës së Uellsit erdhi më një gol të vetëm, të shënuar nga 19-vjeçari Uiliams i cili u fut si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes. Me fitoren ndaj bullgarëve që vjen pas asaj me Finlandën, Uellsi duket i sigurt drejt kreut të grupit.
Gjermania vazhdon të tregojë se nuk arrin të japë maksimumin në Ligën e Kombeve, Pas barazimit me Spanjën, ajo u ndal sot në një tjetër barazim ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku shpërdoroi shumë e në fund u ndëshkua me të drejtë nga helvetët. Vetë Spanja e kishte të thjeshtë sot, duke mundur 4-0 Ukrainën e duke u konfirmuar si një nga pretendetet e këtij grupi për të synuar finalet e turneut.
NDESHJET
LIGA A
Spanjë-Ukrainë 4-0
2′ (p), 29′ Ramos, 32′ Fati, 84′ F. Torres
Zvicër-Gjermani 1-1
58′ Vidmer / 14′ Gyndogan
LIGA B
Serbi-Turqi 0-0
Hungari-Rusi 2-3
62′ Sallai, 70′ Nikolic / 15′ Mirançuk, 34′ Ozdoev, 46′ Fernandes
Irlandë-Finlandë 0-1
64′ Jensen
Uells-Bullgari 1-0
90’+4’ Uilliams
LIGA C
Slloveni-Moldavi 1-0
28′ Bohar
Kosovë-Greqi 1-2
82′ B. Berisha / 3′ Limnios, 51′ Siovas
LIGA D
Maltë-Letoni 1-1
15′ Nuoko / 25′ Ikaunieks
Andorra-Ishujt Faroe 0-1
31’ Olsen