Konferenca e Kryetarëve u mblodh online paraditen e kësaj të hëne ku ka marrë disa vendime lidhur me puimet e seancave dhe komisioneve parlamentare.
Mësohet se seancat plenare në këtë sesion të ri do të zgjasin 4 orë nga 2 orë që ishullin në sesionin e kaluar, gjatë periudhës së pandemisë.
Ndërsa për mbledhjet e Komisioneve Parlamentare do të vendosin Kryetarët e Komisioneve nëse do të mbahen online apo me praninë fizike të deputetëve në sallat e komisioneve.
Pas ditës së sotme, mbledhja e radhës do të jetë të enjten më 17 shtator, ku pritet të ngrihet edhe komisioni i posacëm parlamentar për ngritjen e KQZ-së së re.
