Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ke marrë rrugën e m…”, biseda e fundit e Eglantinës me të vëllain

17:49 / September 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buci2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ndihmë”, kjo ka qenë fjala e fundit e Eglantina Bucit e cila u qëllua për vdekje nga i vëllai Shkëlzen Buci. Pas krimit i vëllai ndaloi në një lavazh në Tiranë dhe lau makinën me të cilën udhëtoi drejt Malit me Gropa.

Rrëfimin e sjell M.T, dëshmitar i mbrojtur nga shteti. Ai filloi të flasë në janar 2018, kur u arrestua së bashku me Bucin si spiuni dhe bashkëpunëtori i tij për një ngjarje tjetër. Kjo ngjarje, pra vrasja e Eglantinës u hetua në atë kohë nga ish-prokurori Adriatik Cama, por zbardhja e krimit në familje u definua pas përgjigjeve të ADN që konfirmuan se eshtrat dhe një bluzë bezhë që ajo mbante veshur ishin të Eglantinës.

Vajza sipas dëshmitarit të mbrojtur M. T. shok me Bucin ishte larguar nga shtëpia pasi ishte dashuruar me fqinjin. Gjatë largimit ajo kishte vjedhur në banesë 15 milionë lekë të vjetra thanë burime të gazetës Si.

“Për këtë fakt, në 2012 Eglantina u thirr në komisariatin e Kamzës”, kujton dëshmitari i mbrojtur. Por ndaj saj i ati Faiku kishte organizuar plan për ta vrarë duke e ndjekur me motor.

“Por siç mësova aso kohe, Eglantina që gjendej në autobus e pa dhe kur zbriti hyri mes njerëzve”, shton i penduari, dëshmitar okular gjatë vrasjes të së resë që u qëllua për çështje nderi.

“Pasi kaluam guroret, Eglantina e shqetësuar i tha Shkëlzenit – mos më bësh gjë, por ai ju përgjigj: pasi të m’i tregosh të gjitha çfarë di dhe çfarë ke bërë do kthehemi prapë. E motra e pyet: po përse këtej, ato që di t’i kam treguar.

Dëshmitari rrëfen se gjatë rrugës i vëllai e pyeste: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove? Në këtë çast sipas burimeve të Gazetës Si që kanë lexuar dosjen viktima i përgjigjet: lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja.

Dëshmitari shton se “në momentin që kaluam Qafë Mollën Eglantina e shqetësuar u lut: pranoj të fejohem me kë të doni ju, edhe sakat të jetë nuk e kam problem. Në këtë çast vëllai i thotë: e ke marrë rrugën e m…. thuaj ç’të duash, i more lekët dhe t’i hanë të tjerët”.

Dëshmitari kujton se ka parë që Shkëlzenit i ka rënë telefoni dhe në këtë çast Eglantina i është lutur: foli se mos më bën ndonjë gjë, se nuk është në terezi.

Burime shtojnë se M. T i martuar u përdor për të joshur vajzën, madje i kishte dhënë edhe një unazë. “Vajza fshihej tek xhaxhai në Babrru pasi kishte frikë nga i ati – shton dëshmitari që pretendon se i dinte të gjitha këto pasi ishte shok i Shkëlzenit

Pas vrasjes Shkëlzeni më tha: ketë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy se ke fëmijë. Dëshmitari kujton gjithashtu se kërcënimet kishin vazhduar brenda ditës edhe nga Faik Buci “se mos bën vaki e të merr koka erë se ke çunin për të rritur”./ Gazeta Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.