Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjerimi i Greqisë në det, Rama i kthehet opozitës: Monika del me lopata. Detin e shiti Berisha, Basha dhe Meta. Lulzimi kishte buzëqeshje kilometrike

18:30 / September 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se zgjerimi është një drejtë e Greqisë, ndërkohë që theksoi se nuk ka pasur negociata për asnjë moment. Më tej, në fjalën e tij Rama përmendi me emra paraardhësin e tij, kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, duke u kujtuar nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë. Nga batutat e kreut të qeverisë nuk shpëtoi as kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilën numri një i qeverisë e ironizoi për videon e saj në plazh.

Edi Rama u shpreh në Kuvend: Se pashë se kush po mbronte deti se ishte me maskë. Kushdo që do të donte ta lëshonte nuk e lëshon dot, se s’ka mundësi. Mos u bëni qesharak dhe të poshtër. Sepse ata që i fryjnë këtij zjarri e dinë mirë se nuk ka asgjë të vërtetë. Në vend që të punojnë për shqiptarët, duan t’i përdorin. Të kapin ndonjë votë. Kap ça të kapesh! Dhe nisen me varka mono për të mbrojtur detin, duke i rënë lopatës majtas=djathas. Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk është dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash. Dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një tjetër që e gjykon. Është zoti President. Ai e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai, askush nuk ka çfarë do t’i bëjë detit. Ata që e kanë copëtuar detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar. Monika Kryemadhi nuk ka pasur lopata në atë kohë. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje m,e fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizikë. Ishte dyfish atë kohë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.