Godina e Gjykatës së Posaçme është kthyer në një kantier tashmë pasi po përgatitet për zyrat e reja të SPAK dhe BKH. Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar këto ambiente dhe është takuar me krerët e SPAK dhe BKH.
Pikërisht në ambientet e Gjykatës së Posaçme do të zhvendosen prokurorët e SPAK dhe oficerët e BKH që do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
