Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi në vend, Manastirliu: Kemi përgatitur të gjitha skenarët

12:11 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta luigi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian ka dhënë një tjetër ndihmë për Shqipërinë në përballimin e pandemisë me COVID-19. Gjatë konferencës me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se qeveria është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Kemi krijuar një traditë të mirë me ambasadorin Soreca për ndihmën që BE ofron që në momentin e parë për miradministrimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor, për përgjigjen ndaj covid-19. Sot janë 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë të konfirmuar në Shqipëri me covid, janë 6 muaj pune të qeverisë, 6 muaj lufte në vijën e parë të frontit të mjekëve infermierëve në spitalet tona. 6 muaj pune urgjencës, epidemiologeve. 6 muaj pune e mjekëve dhe infermierëve që falë punës së tyre ne po përballojmë këtë pandemi që ka vështirësitë e saj dhe që sistemi ynë, falë edhe kontributit të bashkëpunëtorëve tanë ia kemi dalë ta menaxhojmë mëse miri. Ne përballemi me sfida të mëdha. Falë impenjimit të sistemit shëndetësor po bëhet një punë e madhe.

Ka ende shumë për të bërë në spitalet tona dhe sistemin tonë shëndetësor. Ne vazhdojmë edhe punën rutinë në sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët vazhdojnë marrin shërbimin e tyre. Kjo falë punës së mjekëve.

Ka kaluar një periudhë 6 mujore, por ajo që na pret është një periudhë e cila do të na përballë me shumë sfida. Së pari hymë në një sezon vjeshtë dimër, ku ne kemi hartuar një strategji ku fokusi kryesore është fuqizimi i kapaciteteve, duke nisur me testimin, gjurmimin. Duke vijuar me të gjithë administrimin e rasteve të ndjekura nga mjekët e familjes.

Ne kemi ndërtuar të gjithë skenarët e mundshme, për t’iu përgjigjur edhe flukseve në rritje të rasteve gjatë vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta do të na përballë me gripin e stinës. Sapo të vijnë vaksinat do të fillojmë vaksinimin, duke e siguruar falas për grupet në risk”, tha ministrja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.