Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Premtimi i BE-së: Shqipërisë do t’i dhurohen vaksina anti-COVID

12:14 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian do t’i dhurojë Shqipërisë vaksina anti-COVID, kur kjo e fundit të hidhet në treg. Premtimi vjen nga një deklaratë e Komisionit Europian i cili thotë se deri atëherë duhet të ruhemi nga virusi dhe mos të kemi iluzion se pandemia ka mbaruar.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së-

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja të vaksinës është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

Shqipëria ka vendosur të fillojë vitin e ri shkollor 2020-2021 më 14 shtator dhe të zbatojë një strategji me masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik.

Hapja e shkollave dhe mungesa e kufizimeve strikte po krijon në Shqipëri një mjedis iluzor, se rreziku i infekstimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”

Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: “parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre”. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.