Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet. Informacioni paraprak bën të ditur se viktima është ende i paidentifikuar.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
