Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefja e Infektivit pediatrik: COVID-19, komplikacione dhe tek të vegjlit. Ja sa fëmijë janë të shtruar në spital

09:54 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjeorgjina kuli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Infektivit Pediatrik në QSUT Gjeorgjina Kuli thotë se koronavirusi ka shfaqur komplikacione dhe tek fëmijët, duke thënë se janë tetë fëmijë që po trajtohen në këtë repart.

“Kemi edhe fëmijë të shtruar momentalisht me forma të komplikuara, me përfshirje të mushkërive. Apo fëmijë që janë infektuar nga koronavirusi, por që kanë sëmundje kronike si sëmundje të mushkërive, astmë, fibrozë etj. Kemi 8 fëmijë të shtruar në pavionin e koronavirusit, dy prej të cilëve janë me terapi, me oksigjen, por jo në kushte për kalimin në repartin e terapisë intensive”, shprehet Kuli.

Megjithkëtë pjesa më e madhe e të infektuarve të vegjël e kanë kaluar lehtë ose pa shenja klinike koronavirusin.

Në gjashtë muaj pandemi 276 fëmijë nga 2 muajsh deri në 14 vjeç janë konfirmuar me Sars Co V 2. Mjekja infeksioniste mendon se numri i të prekurve mund të jetë më i lartë, por aktualisht pozitivë janë vetëm rreth 17% e tyre.
“835 janë shëruar, pjesa tjetër 17% janë ende aktivë. Mendoj se ky numër mund të jetë pak më i madh sepse këta janë fëmijët e testuar. Zakonisht në rastet që kemi pasur, fëmijët e kanë marrë në familje”, thotë ajo.

Me hapjen e shkollave rritet dhe mundësia e transmetimit të virusit. Shefja e Shërbimit Infektiv për Fëmijë këshillon respektim rigoroz të masave anticovid në shkolla dhe vëmendja e veçantë nga ana e prindërve.

“Prindërit në shtëpi patjetër duhet që çdo mëngjes të termometrojnë fëmijët. Nëse fëmija ka temperaturë të mos bëjmë justifikime amatore u ftoha nga kondicioneri, por duhet të njoftojë mjekun e familjes”, thotë Kuli.

Koronavirusi sipas mjekëve do vijojë të jetë mes njerëzve deri në daljen e një vaksine dhe izolimi i mëtejshëm do të shoqërohej me pasoja të rënda psikologjike tek fëmijë prandaj e vetmja gjë që mund të bëjmë thonë specialistët është përshtatja me situatën e re që po jetojmë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.