Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 900 ekselentë aplikojnë të punësohen në administratë

21:06 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kociu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka një interes në rritje nga ana e studentëve ekselentë për të punuar në administratën shtetërore. Deri tani kanë aplikuar pranë DAP-it më shumë se 900 studentë me nota të shkëlqyera. Afati i aplikimit në platform është shtyrë pasi një pjesë e tyre nuk kanë siguruar dot dokumentacionin nga fakultetet.

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi në studion e ERTV se deri tani janë mbi 900 aplikime nga studentët ekselentë në këtë platformë. Ndërkohë që shumë studentë nuk kanë siguruar dot nga sekretaritë e fakulteteve dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, qeveria ka vendosur të shtyjë afatin për aplikimet në platformë, për t’u dhënë kohë ekselentëve.

“Absolutisht që platforma ka gjetur interes të jashtëzakonshëm sepse aplikimet deri tani shkojnë në mbi 900 aplikime. Mos të harrojmë që akoma ka kërkesa që vijnë pranë DAP-it, nga studentë që duan të aplikojnë por për shkak se sekretaritë nuk funksionojnë siç duhet, studentët nuk kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm. Kjo është arsyeja pse qeveria ndërmori afatin për të shtyrë afatin e aplikimit, për t’u dhënë mundësi studentëve që të marin dokumentacionin. Interesi është i lartë por ndërkohë kemi filluar procesin e seleksionimit, pra kemi parë nëse të gjithë aplikantët plotësojnë kriterin e mesatares dhe gjatë këtij procesi kemi mundur të seleksionojmë si kandidatë potencialë rreth 400 aplikantë”, tha Koçiu.

Drejtoresha e DAP sqaroi se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është shumë i thjeshtuar, një diplomë, lista e notave është e detyrueshme, vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore, karta e identitetit dhe një CV. “Mjafton të klikosh në platformë, të krijosh një profil personal, të hedhësh dokumentacionin dhe të aplikosh në një nga shpalljet e vlefshme në platformë”, tha Koçiu.

dap
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.