“El Clasico” i parë i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit do të luhet pa Lionel Mesin në formacionin titullar. Kjo është surpriza e Ernesto Valverde, i cili ka preferuar të mbajë jashtë yllin argjentinas nga fillimi i sfidës së sotme kundër Realit.
Numri 10 do të ulet në stolin e rezervave në pritje të momentit të tij për të dhënë kontributin në këtë ndeshje, si pasojë e problemeve fizike që e shoqëruan në ditët e fundit, pas ndeshjes me Valencian. Jashtë sfidës mbetet Ousman Dembele, i cili është dërguar në tribunë pasi nuk ka rikuperuar plotësisht.
Sa i përket Real Madrid, edhe Solari ka dhuruar surpriza në rreshtim, duke kthyer Vinicius tashmë në liderin e ri të fazës ofensive të skuadrës së tij. Braziliani është mes titullarëve duke ulur në stol emra si Bejl, Asensio dhe Isko. /vipsport.al/
LIVE Barcelona-Real Madrid 0-1
6′ L. Vazkez
