Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot 3D të një shkolle në Durrës që sipas tij është drejt përfundimisht.
“Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkruan Rama.
Megjithatë, qytetarët kanë ngritur kritika në komentet mbi postimin në fjalë, ku disa ankohen për fasadën dhe të tjerë për gjendjen ku ndodhet Durrësi. Njërit prej tyre, i shkroi kryeministrit se është ‘fasadë si vetë rilindja”, ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj me ironi.

