Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Habit Mustafaj: Deputetët e PD nuk do t’i japin rehati kryeministrit Basha

20:11 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mustafaj 768x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj, tha në rubrikën “Opinion” se po bëhet faza përfundimtare e përzgjedhjes së kandidatëve dhe në fund të muajit lista e emrave do i dërgohet Kryesisë së partisë.Mustafaj theksoi se të gjithë emrat, qofshin ata deputetë apo figura të njohura të partisë, do t’i nënshtrohen shqyrtimit të këtij komisioni.

“Njeriu më i rëndësishëm parlamentar i PS është Taulant Balla, ku kualitet i tij është shumë i ulët, pa i përmendur këto të opozitës së re, si Kujtim Gjuzat, etj. Ne ecim me perspektivën që do të fitojë PD. Ne po përpiqemi të çojmë njerëz dinjitozë. Ne nuk jemi aty për të zgjedhur një trupë që do t’i japë rehati në qeverisje kryeministrit të ardhshëm, Bashës, por që do t’i japë rehati programit, demokracisë në përgjithësi”, tha Mustafaj.

Do ketë seleksionime nga lista e zgjedhjeve të fundit?
Absolutisht, të gjithë do t’i nënshtrohen shqyrtimit tonë, si çdo kandidat tjetër, madje edhe parlamentarë që janë prej disa mandatesh. Të gjithë do t’i nënshtrohen nga zero, janë vetëm 4-5 të përjashtuar, me vendim të partisë. Programin ekonomik të PD po e hartojnë ekspertë shumë të mirë të CDU. Programi do të marrë parasysh edhe eliminimin e gropave të qeverisë, por edhe ristartimin.

Me çfarë rregullash do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme?
Përfundimi i Reformës Zgjedhore është urgjent. Votimet e korrikut e bëjnë çdo prognozë tonën të paparashikueshme. Nuk kemi mundësi të bëjmë parashikime për koalicionet parazgjedhore. Unë nuk e di sa do të jetë në gjendje PD t’i përshtatet këtyre ndryshimeve të imponuara nga mazhoranca.

Situata me pandeminë, shifrat e larta, nisja e shkollave… mendoni se do të menaxhohet mirë?
Unë them se shkollat duheshin hapur, edhe pse nuk kam fëmijë vetë në shkollë, por e di se ç’janë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë. këta fëmijë gjithë ditën në lagje janë bashkë, nuk jemi në Suedi këtu. T’i thuash tani shko në shkollë dhe rri në distanca të caktuara, mua më duket këshillë e mirë, por duhet të mbetet këshillë, jo të dënohen mësuesit. Tjetër është se nëse i vë maskë mësuesit i ke humbur një efiçencë të rëndësishme mësimit. Për mua ishte e paimagjinueshme dhe vazhdon të mbetet, që nuk i lënë të sëmurëve një telefon, që të komunikojnë me familjet e tyre. Kjo është terror që ushtrohet mbi të sëmurët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.