Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë duhet të përmbushin kandidatët për deputetë për t’u bërë pjesë e listës së PD? Zbulohen kriteret

17:46 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partia Demokratike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike pritet të ketë gati emrat e kandidateve për deputetë dhe drejtuesit e qarqeve në fund të muajit shtator. Mark Marku, anëtari Komisionit te vlerësimit të kandidatëve për deputetë jep garanci se emrat që po filtrohen do të jenë gati në fund të muajit shtator.

“Normalisht presioni i kohës është sepse praktikisht ka filluar fushata dhe Partia Demokratike besoj deri në fund të muajit do të ketë listën e përfaqësuesve të vetë dhe drejtuesve politikë. Ndonëse përcaktimi i emrave të drejtuesve politikë nuk është kompetencë e Komisionit”, sqaron anëtari i Komisionit të Vlerësimit.

Krahas mijëra emrave të propozuar për deputetë në siten e komisionit do të kalojnë edhe emrat e ish-deputetëve dhe anëtareve të kryesisë, të cilët sipas Markut do të trajtohen njësoj si kandidatët e tjerë duke mos pasur vend të sigurt.

“Kontributet politike, performanca, aksesi që kanë pasur në jetën politike , ndikimi që kanë pasur në jetën politike, mbrojtja që i kanë bërë alternativës, janë të gjitha kritere që merren në konsideratë. Por për ne si Komision Vlerësimi nuk janë kritere që përcaktojnë automatikisht të qënurit kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie. Potencialisht secili prej tyre mund të jetë apoi mund të mos jetë kandidat për deputetë, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e kandidatëve”, thekson Marku.

Sipas anëtarit të Komisionit të Vlerësimit, cilësia e kandidatëve për deputetë do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për nivelin e përfaqsimit që ata presin.

“Janë njerëz me reputacion në komunitetin ku jetojnë, element që tregon edhe një ndjenjë përgjegjësie nga vetë anëtarësia në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Normalisht që kjo e bën të vështirë përzgjedhjen sepse do të duhet që të zgjedhim mes kandidatëve me cilësi të njëjta”, shprehet Marku.

Fazën e parë të procesit të kandidateve për deputetë e kaluan 946 emra, nga të cilët në votën e anëtarësisë do kalojnë rreth 300 persona. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.