Majlinda Angoni është prefektja e re e qarkut Shkodër.
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të radhës mori vendimin për emërimin e Angonit në detyrën e Prefektes së Shkodrës, me propozimin e ministrit të Brendshëm.
Duket se emërimi i saj ka gjetur mbështetjen edhe në radhët e demokratëve të cilët kanë kapërcyer dallimet politike. Nga një vëzhgim I bërë nga tirananews.al, rezulton se Prefektja e re ka marrë urimet dhe nga ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë e Berishës, Arenca Trashani.

