Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Mes Bashës dhe Metës zgjedh presidentin aktual si kryeministër’, Lefter Maliqi: E shoh veten kandidat mes PD-së dhe LSI-së

18:46 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maliqi 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Lefter Maliqi, i cili është pjesë e opozitës në parlament ka deklaruar në një intervistë se do të zgjidhte Ilir Metën si kryeministër para kreut të PD-së , Lulzim Basha.

Ai është shprehur në një intervistë për Report Tv se e sheh veten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme mes PD-së dhe LSI-së, ndërsa ka thënë se asnjë prej deputetëve të opozitës së re nuk i sheh si deputetë të ardhshëm.

“Mes Bashës dhe Metës, unë zgjedh presidentin aktual si kryeministër. LSI është vendimtare për qeverisjen. Forcat e reja politike kanë shumë pak mundësi të marrin mandate. Për opozitën e re kam vlerësimet dhe rezervat e mia sepse pjesa më e madhe janë të përdorur. Për zonjën Hajdari kam respekt për shkak se është vajza e të ndjerit Azem hajdari.

Jam i bindur se nga opozita e re nuk shoh ndonjë deputet të ardhshëm. 70% unë do të jem deputet por mbetet në dorën time, pasi elektorati do që unë të jem deputet. Me votat e mia partitë kanë fituar në Berat. Kam dëshirë që të jem deputet mes PD-së dhe LSI-së, por nuk përjashtohet mundësia të jem në ndonjë forcë tjetër të opozitës së bashkuar. Me këdo që do të jem unë do të kthehet rezultati.

Rama e di edhe vete që ka gabuar me mua dhe do të marrë ndëshkimin më të rëndë në qarkun më të majtë të Shqipërisë, në Berat. Unë jap dorëheqjen nëse Rama nuk humb në Berat”, ka thënë Maliqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.