Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mesazh për banorët e Kamzës: Iu fishkëllenin rubinetet për ujë, por votuan symbyllur PD-në për 30 vite

21:09 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri i ujit në Bathore, i cili është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.

Rama thotë se pavarësisht se për 30 vjet u kanë fyshkëllyer rubinetat kur i hapin për ujë, qytetarët e Kamëz kanë votuar për 30 vjet symbyllas për PD-në.

Mesazhi i Ramës:

Kantieri i ujit në Bathore – Frutikulture – Laknas -Zallmner, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.

 Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në.

Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre.

Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…

S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.