Rreth 20% e fëmijëve në Shqipëri kanë raportuar se janë dhunuar në shkollë dhe kanë vuajtur fenomenin e bullizmit. Ky është përfundimi i një raporti të UNESCO-s, të publikuar në fund të janarit.
Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11-vjeçarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në nja nga format e tij, ndërsa te 13-vjeçarët ku raport është 20%. Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.
Sipas revistës Monitor, raporti i UNESCO bazuar në këto gjetje jep dhe rekomandimet se çfarë duhet bërë për t’i dhënë fund bullizmit në shkolla. Së pari është legjislacioni, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të ndërmerren politika që të ndalojë dhe t’i përgjigjet dhunës në shkolla. Së dyti duhet të trajnojë mësuesit për të parandaluar dhe për t’ju përgjigjur dhunës dhe bullizmit në shkolla. Së treti duhet që të mundësohet mbështetje për fëmijët që ata të flasin hapur dhe të kërkojnë mbrojtje. Gjithashtu një ndër rekomandimet është që t’i jepet prioritet dhe të tregohet kujdes më fëmijët që janë pjesë të grupeve vulnerabël./Monitor
