Gjykata e Qarkut në Landau të Gjermanisë e ka dënuar me burgim të përjetshëm një 32-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij. Më 8 shkurt të këtij viti, ai vrau bashkëshorten teksa të dy po udhëtonin me makinë.
Sipas mediave gjermane, vetëm pak metra më tutje Afrim R. u ndalua nga efektivët e Policisë dhe doli nga mjeti me pistoletë në dorë. Kur kuptoi që ishte i rrethuar e hodhi armën larg dhe iu dorëzuar efektiëve të Policisë.
“Ajo po tallej me mua, më tradhëtoi dhe më mashtroi. Pasi më braktisi donte të më merrte dhe fëmijët,”-u tha ai hetuesëve gjatë marrjes në pyetje.
E ndjera, Fitorja, pak kohë para se të vritej po kërkonte një avokat, që bashkëshorti i tij të përfitonte letrat gjermane dhe të jetonte me ta. 32-vjeçari kishte rekorde kriminale për vjedhje, madje ishte dëbuar nga Gjermani pasi “faji” ishte i përsëritur. Pasi vuajti për 2 vite dënimin në burg në vitin 2013, u fsheh dhe jetonte ilegalisht në Gjermani.
