Serie A përgatitet të rifillojë në fundjavën e ardhshme, teksa klubet mësuan para pak ditëve se është vendosur që të luhet sërish me stadium të boshatisura, të paktën deri më datën tetë tetor. Por, ajo që nuk dorëzohet në këtë pikë është Juventusi. Bardhezinjtë i kanë dorëzuar kërkesën e radhës Regjionit të Piemontes.
Por, këtë herë në dëshirën e torinezëve ka një ndryshim pasi tashmë janë të kënaqur edhe me praninë e 1000 spektatorëve. Kërkesa e parë e bardhezinjve ishte për 8000 të pranishëm, mirëpo tashmë e rëndësishme për klubin është që në stadium të krijohet një atmosferë sado e vogël, por të mos mbetet bosh.
Kështu, mbetet për t’u parë përgjigja që do të vijë për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Sampdorias, nëse autoritetet përkatëse do ta lejojnë pjesëmarrjen e 1000 personave në një stadium me kapacitet 41507.
