Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Droga në makinën e bashkisë Roskovec, reagon Çlirim Gjata: Rama punësoi mbesën e prokurorit që mbylli dosjen

15:11 / September 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjata 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i partisë më të madhe opozitare Çlirim Gjata, shkruan në Facebook se dosja e nipit të kryebashkiakes së Roskovecit i cili u kap me drogë, është mbyllur nga prokurori Ndriçim Sina.

Gjata shprehet se pas mbylljes së dosjes, Rama ka punësuar mbesën e prokurorit si drejtoreshë shkolle.

Për Gjatën, drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani.

Postimi i Gjatës:

Banka e favoreve të Rilindjes së Ramës për dosjet e mbyllura.

Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një dosje e mbyllur nënkupton një histori të mbyllur që nuk ka as gjykim dhe as të dënuar. Si çdo gjë në jetë edhe dosjet e mbyllura kanë faturën përkatëse e cila paguhet nga banka e favoreve të Rilindjes në Shqipëri. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap.

Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina.

Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj?

Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë.

Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore.

Megjithatë, të flasësh apo të gjykosh nepotizmin në këtë rast është një luks i tepruar, pasi kemi të bëjmë në vetë të parë me një sistem trafikantësh që orienton sistemin e drejtësisë në këtë vend.

Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori.

Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle.

Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Bursa e Wall Street do ja kishte zili Ramistëve tanë rilindas.

Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pezullimin e Kryetares së Bashkisë në Roskovec.

Trafiku i drogës është refreni i qeverisjes dhe shtylla kryesore e këtij të fundit. Po drejtësia ku është?? Ose më mirë të themi reforma në drejtësi ku ndodhet? – pyet morali në mërgim.

Drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.