Kryeministri Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Lajmin e bën të ditur vetë kreu i ekzekutivit shqiptar, përmes një statusi në rrjetet sociale.
Rama njofton se biseda me Erdogan u fokusua tek marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë si dhe fuqizimin ekonomik në kushtet e përballjes me Covid-19.
STATUSI I PLOTË
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158148832076523/?type=3&theater
