Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fund pastrimit të parave! 23 prokurorë të posaçëm nisin hetimet në 7 qytete të vendit

17:42 / September 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsiancela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Përgjithshme, përmes riorganizimit nga Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, ka bërë një tjetër lëvizje në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Prej fillimit të muajit shtator PP tha se janë krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme.

Ata do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Prokuroria e Përgjithshme përmes krijimit të këtyre strukturave synon rritje të efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

“Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre”.

“Prokuroria e Përgjithshme, duke vlerësuar se krimet financiare dhe pastrimi i produkteve të veprës penale janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin, është e angazhuar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe Planit të Veprimit të ICRG/FATF” – thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.