Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Conte, thirrje Bashkimit Evropian: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

20:23 / September 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministri italian Xhuzepe Konte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri italian Xhuzepe Konte paralajmëron se vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i kthejnë shpinën Bashkimit Europian, nëse procesi i integrimit të tyre në union nuk ecën përpara.

“Besoj se ky proces i integrimit europian duhet të përmbushet, pasi nëse dështojmë tek ky synim do të rrezikonim t’i shihnim këto vende të hedhin vështrimin e tyre nga Europa drejt aleatëve të vjetër siç është Federata Ruse, një lojtar historik në këtë hapësirë, por edhe drejt Turqisë ose aktorëve të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin ballkanik, mes tyre edhe Kina dhe vendet e Gjirit”.

Konte i bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të përshpejtojnë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij në këtë pikë është në lojë besueshmëria e politikës së jashtme europiane, por edhe aftësia për të zgjidhur çështje komplekse, të cilat kërkojnë mbështetje unanime. Për kryeministrin italian duhet të ndërhyjmë për t’i bërë më efektive dhe më të thjeshta marrjen e vendimeve të përbashkëta.

Deklaratat, shefi i qeverisë italiane e bëri gjatë fjalës së tij në konferencën e titulluar “45 vite nga Marrëveshjet e Helsinkit, Kardinali Silvestrini dhe Ostpolitika e Vatikanit”, ku foli për rolin që ka pasur Vatikani në rënien e ish-Bashkimit Sovjetik dhe afrimit të vendeve të Lindjes së Europës me unionin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.