Dy mjekë të Urgjencës në spitalin e Fierit janë pezulluar nga detyra pas denoncimit të familjarëve të një 43-vjeçari që humbi jetën në këtë spital një javë më parë.
Gjykata e Fierit ka vendosur pezullim nga detyra për Blendi Dhespollarin dhe Emiljano Myrtajn, për mjekim të pakujdesshëm. Por është dhënë vendimi detyrim paraqitje për një tjetër mjek, Viktor Gjinin. Ky i fundit akuzohet për falsifikim të dokumenteve shtetërore.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta pasi pacientit nuk iu bë autopsia pasi u nda nga jeta.
