Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ilir Beqaj/ Covid 19 – java 27-të

09:52 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqaj ilir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria mbylli javën e 27-të që nga fillimi i epidemisë së Covid-19. Pra ka kaluar më shumë se gjysma e vitit me bashkëjetsën me këtë sëmundje.

Java e kaluar shënoi edhe ditën me numrin me të madh të rasteve të reja në nivel botëror që prej fillimit të sëmundjes që u shëndrrua shumë shpejt në pandemi. Në 11 shator 2020 janë shënuar 310,692 raste të reja në botë. Më të prekurat nga Covid 19 janë Amerikat. Në dy kontinentet së bashku janë 52 % e rasteve në nivel botëror dhe 56 % e fataliteteve në nivel botëror.

shperndarja

shperndarja2

Në botë më prekurit janë SHBA-të, Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme.

bota raste

Ndërsa fatalitet në botë dominohen nga Amerika Latine, vendet e Europës Perendimore dhe SHBA-të. Duhet mbajtur në konsideratë se vendet e Amerikës së Jugut ne periudhën mars – shtator janë në gjysmën më të ftohtë të vitit.

bota vdekje

Në Europë rastet pozitive kanë një shtrirje të gjerë gjeografike. Në ndryshim nga dy-tre muajt e parë të pandemisë, ka shtrirje edhe në Europën Lindore. Kjo rrëzon perceptimin e krijuar fillimisht se vendet e ish – bllokut komunist kanë një përhapje më të ulët sepse kanë patur dikur një mbulim më të mirë vaksinal.

europe raste

Në Shqipëri, java e kaluar pati numrin më të lartë të rasteve të reja pozitive që prej fillimit të epidemisë.

Në grafikun në vijim ilustrohet numri i rasteve të reja javore në javët 22 – 27.

raste

Grafiku në vijim jep numrin e rasteve të reja për 15 ditë për 100 mijë banorë. Në ditët e fundit vihet re rikthimi i prirjes rritëse.

raste2

Brenda vendit ka luhatje të ndjeshme të përhapjes së sëmundjes midis qarqeve. Dominon Tirana, ndërsa Dibra ka prekjen më të ulët.

incidenca 1
te sheruar

Java e 27-të ka shënuar numrin më të ulët të fataliteteve në 6 javët e fundit.

fatalitete

Për rrjedhojë edhe shkalla e fatalitetit të rasteve është ndjeshëm më e ulët se javët e mëparshme.

case

Edhe vdekshmëria ka luhatje shumë të ndjeshme midis qarqeve. Kryeson Shkodra, ndërsa Berati ka shkallën më të ulët.

vdekshmeria 1

Në 4 javët e fundit ka një rritje të numrit të testimeve, por tashmë në nivele të qëndrueshme.

testim

Megjithatë “positivity rate” mbetet ende shumë i lartë.

tets pozitive

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.