“Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec, ndërsa ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti”.
Kështu u shpreh sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS Qarku Tiranë, Elisa Spiropali, duke folur në Asamblenë Socialiste në Vorë.
“Me Asamblenë Socialiste për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar”, tha ministrja.
Ajo shtoi se “ndryshimi mes nesh është rrënjësor”.
“Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në 25 prill për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën”, shtoi ajo.
https://www.facebook.com/espiropali/posts/10160150099292926?__xts__%5B0%5D=68.ARCZUxFLL0dKF1sRo7vfI5-o9g8PWgrBzwgGV7NZym4uaN131RnUrDbw-XcLo6TnLCcPyoIogBLRFfvcNyOQ8whz3Fa7rahHWhuaKWooUIXMYIW7aAISJQQJ-0GfRXixyc5j9E7w3OgDXcTeESq6_-evMhZDtFYdZbS1P-Sl-I0OqRbiQdOE6oXwzhWYF0IICQSSxs9vVj2ht3wlwozWnLcIp-legX8nTXJYhyX1hwGePGk5Fx8AgXu2vvVgXpclNNrkpDJe6cvbiZNF8Fe1mI0m7r-1sN2WtGCHO1hBQqZLPUwVem5SW54dtCNLs5hdxZWvt7zywy7hb4R3Phwg&__tn__=-R
