Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

FIFA përgatit revolucionin në futboll, brenda vitit 2022…

15:03 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fifaaa 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli pritet të përballet me një revolucion në mënyrën e organizimit të kalendarit të kampionateve dhe nismëtarja e ndryshimit të madh është vetë qeveria botërore e këtij sporti, FIFA.

Ka qenë vetë presidenti Gianni Infantino që në një intervistë ka deklaruar se synimi i FIFA-s është që brenda vitit 2022 të përfshihet faza Play Off në shumicën e ligave europiane, për t’i bërë edhe më interesante ato.

“Ne duam që brenda dy viteve të ardhshme, shumica e ligave europiane të përfshijnë fazën Play Off. Kështu do të ketë më pak ndeshje dhe më shumë interes. Ideja është që kampionatet të luhen me vetëm një fazë, pa sistemin vajtje-ardhje dhe më pas të kalohet direkt te Play Off-i me eliminim direkt, pak a shumë si në Ligën e Kampionëve këtë verë. Kështu do të rritej ndjeshëm interesi i tifozëve, sponsorëve, mediave, etj., duke gjeneruar më shumë të ardhura”, deklaroi Infantino.

Në planin e tij, presidenti i FIFA-s ka propozuar revolucion total edhe për kalendarin sportiv, duke e ndarë në periudha të caktuara për çdo kompeticion, në mënyrë që të shmangen edhe ngjeshjet e aktiviteteve e ndeshjet e shpeshta.

“Në idenë tonë për revolucionarizimin e këtij sporti, kemi programuar edhe ndryshime rrënjësore në kalendar, për t’u dhënë hapësirë të dedikuar të gjithë aktiviteteve. Kështu gjatë një viti do të ketë 5 muaj afat për ndeshjet e kampionatit, 1 muaj për pushimet e futbollistëve, 1 muaj e gjysmë për Play Off-in, 1 muaj e gjysmë për ligat europiane, 1 muaj e gjysmë për Europianët ose Botërorët dhe 1 muaj e gjysmë për Kombëtaret”, tha kreu i FIFA-s.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.