Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Drejtori i Volfsburg sulmon UEFA-n për ndeshjen me Kukësin: Na dërgoi në zonë të rrezikshme

19:10 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3f056528 f82b 11ea a2fa 1cf03d9dffd9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse për tifozët shqiptarë vizita e një skuadre si Volfsburgu për një ndeshje në Ligën e Europës është një eveniment që kujtohet gjatë, duket se te skuadra gjermane nuk e shohin me kaq entuziazëm udhëtimin drejt Shqipërisë. Vetë drejtori sportiv i skuadrës së Bundesligës, Jorg Shmadke, ka folur hapur kundër UEFA-s për mënyrën se si po rrezikon ekipin, duke e dërguar në një zonë të rrezikuar nga koronavirusi. Gjermania e cilëson Shqipërinë si një nga zonat e kuqe në Europë e ky është mendimi i parë që shqetësonte drejtuesin e klubit gjerman para udhëtimit drejt vendit tonë.

“Normalisht, nuk duhet të dërgosh me ndërgjegje të plotë dikë në një zonë të rrezikshmërisë së lartë. Por kjo është ajo që po ndodh me ndeshjen e Ligës së Europës në Shqipëri. Ajo është një zonë e rrezikshëmrisë së lartë. Dhe ne duhet që të shkojmë atje të përballemi me detyrimet që kemi”, tha ai në një intervistë në mediat gjermane.

Ndërkohë, trajneri Oliver Glasner e sheh situatën me pak më shumë optimizëm e qetësi. “Sigurisht, nuk mund të injorosh plotësisht rrezikun nga pikëpamja shëndetësore. Por gjysma e Europës është zonë e rrezikshme dhe është pjesë e lojës që duhet të udhëtosh në një rajon të tillë në një turne si Liga e Europës”, theksoi trajneri i klubit gjerman pak para se të nisej drejt vendit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.