Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Fatmir Xhindit/ Gazetari ‘përplaset’ me deputetin: Është zbardhur autori, krimi për motive morali dhe vrasësi i tij ndodhet në Roskovec

22:43 / September 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir xhindi i vrare ne roskovec 640x365 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindit para derës së shtëpisë së tij në Roskovec, është një ngjarje e rëndë që edhe pas 11 vitesh ende nuk është zbardhur motivi dhe autorit. Por gazetari Elton Qyno bëri disa deklarata të forta në emisioni ‘Repolitix” duke thënë se vrasja e ish deputeti nuk ka ndodhur për çështje politike, por për motive morali dhe se vrasësi i tij ndodhet në Roskovec.

Kjo deklaratë e fortë solli debate mes gazetarit dhe deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, i cili i tha se po bën një gabim trashanik pasi sipas gazetarit po aludohet se dihet motivi dhe vrasësi dihen, por se drejtësia nuk po vepron.

Debati i plotë:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.

Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di.

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhje fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashethem i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini.

Fatmir Xhindi u ekzekutua më 2 maj të 2009 para derës së shtëpisë së tij në Roskovec. Xhindi kishte qenë më parë tek shtëpia e të atit, ku kishte lënë fëmijën e vogël me gjyshin dhe ishte nisur i vetëm drejt banesës në Roskovec me fuoristradën e zezë. Pasi del nga makina një person i afrohet dhe e qëllon me 6 plumba pas shpine dhe më pas largohet. Autori nuk u identifikua kurrë edhe sot pas 11 vitesh nga ekzekutimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.