Kjo është fotoja e parë e çiftit më të ri të showbizz-it, Sardi Shehu dhe partneres së tij. Fotoja është postuar nga vetë Sardi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar edhe me dy zemra të zeza, ndërsa kanë qenë duke ngrënë një darkë.
Sardi bëri publike lidhjen e tij disa vjeçare pak kohë më parë dhe tani fotot DJ me partneren në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur.
Disa ditë më parë ai postoi edhe një foto me partneren të shtrirë në rërë në bregdet në perëndim të diellit.
“Orë të arta,”- shkroi ai në përshkrimin e fotos, për të treguar se momentet pranë partneret janë më të bukurat për të.
Dj Sardi dhe dashura e tij planifikojnë që së shpejti të shkojnë drejt martesës.
“Dasmën kemi menduar diçka interesante, por nuk dua ta zbuloj pa ardhur momenti,”– tha ai në një intervistë për Story, ku rrëfeu se kanë 12 vite që pëlqehen dhe “më në fund ia gjetën telat njëri-tjetrit”.
Ndërkohë komentoi edhe unazën e vendosur në gishtin e martesës, duke thënë se ishte një premtim i bërë ndaj të dashurës se do e dojë gjithmonë.
“Unaza është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë,”- u shpreh ai.