Për deputetin e Parlamentit Myslim Murrizi zgjedhja e anëtarëve të rinj të KQZ është një shkelje syri nga të dy palë. Duke folur në Kuvend ai tha se Rama dhe Basha po fshihen pas këshillit politik, i cili sipas tij u shua në 5 qershor kur u vendos mos hapja 100% e listave.
“Nuk dua të paragjykoj, po ndoshta për herë të parë pas 18 muajsh i jap të drejtë Gjuzit, shoh që është një shkelje syri mes dy sivëllezërve se në aplikime kam parë vetëm ish-komisionerë të KQZ dhe funksionarë apo me dakordësinë e tyre shoh që aplikojnë vetëm nga krahu tjetër.
Do të matem mirë për të përzgjedhur në krye të kësaj administrate njeriun më me integritet me karakter dhe burrëror.
Koha e hyzmeqareve e vemjeve që komandohen me Whatsapp nuk do të kenë dakordësinë time për ta qenë në krye të kësaj administratë. Ajo që shoh është gufasja e të dy palëve të fshehur si struci pas të famshmit këshillit politik, që u shua si vesa para diellit kur firmosi që nuk do hapen listat”, tha Murrizi.
