Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Dritan Rexhepi rrinte në hije, niste ngarkesat nga burgu. Vrasja e vëllait të Talo Çelës, mesazh që s’do ketë më mëshirë

17:34 / September 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor, ‘truri’ që akuzohet se është pas bandës që transportonte kokainën nga Amerika Latine për grupet e tjera në Europë dhe deri në Dubai.

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News hodhi më shumë dritë mbi organizimin dhe funksionimin e kartelit.

“Eldi Dizdari është një njeri që ka drejtuar operacione të mëdha, ka qenë grosist, jo shpërndarës, ka furnizuar disa grupe.

Ai vetëm ka lidhur fijet, Eldi ishte furnizuesi. Unë kam folur me Gramoz Rexhepin direkt, e kam idenë se cfarë përfaqëson. Është kapur në një grup për rreth 278 kg kokainë, i gjithë grupi sot ka dalë nga burgu, i vetmi i dënuar me 13 vite është Gramoz Rexhepi, që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito, Ekuador, ku ndodhen edhe dy bosët më të mëdhenj të Ekuadorit“.

Por si funksionon një kartel?

“Një kartel përbëhet nga disa grupe dhe organizata, karteli në vetvete, hiq atë Sinalos të El Capos, apo tjetri, kanë detyra të ndara, por nuk kanë një lider, që merr të gjitha vendimet. Gramoz Rexhepin e kërkon Anglia, Franca, Belgjika, Italia.

Ai është në burgun që e kontrollojnë ata dhe jo policia. Ai është i izoluar dhe pjesën operacionale jashtë e kryejnë të tjerë njerëz. Ai akuzohet si njeriu i kontaktit, që të bëhet blerja.

Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor që ka kontakte në Amerikën Latine. Në Ekuador ka shumë shqiptarë, kanë ndodhur shumë vrasje vitet e fundit. Nuk ka qenë njeri që kishte qejf të ekspozohej, ai ka dashur që rrijë në hije. Akuzohet se ka siguruar ngarkesat atje. Jam kurioz si do i lidhë prokuroria italiane, do të kërkohet ekstradimi i tyre në Itali dhe gjykimi do të bëhet në Itali” tha Hoxha.

Operacioni i iniciuar nga policia italiane u shtri në 10 shtete, duke çuar pas hekurave 30 persona, 10 nga të cilët shqiptarë, mes të cilëve Eldi Dizdari në Dubai, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në Shqipëri. Nga 2015 karteli, sipas autoriteteve italiane ka trafikuar tonelata kokainë, ndërsa janë sekuestruar miliona euro.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës

Artan Hoxha ka komentuar edhe vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit.

Po ashtu Çela është përfolur edhe si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia pak muaj më parë në Durrës.

Megjithatë, Hoxha thekson se Çela i njihte vëllezërit Haxhia, por rezulton se nuk ka gisht në ekzekutimin e tyre.

Sipas gazetarit, vrasja e vëllait të Talo Çelës është një mesazh për të treguar se nuk do të ketë më mëshirë.

“Në rastin vëllezërve Haxhia u përmend Talo Çela.

Mua më rezulton se Talo Cela i njeh vërtet, por nuk është ai që i ka goditur. Personat Haxhia dhe vëllai i Talo Çelës sot janë njëra palë.

Në zonën e Elbasanit nuk është një situatë normale.

Nuk është njësoj si ngjarjet që po ndodhin në Rrëshen.

Vrasja e sotme ka treguar se nuk do të ketë mëshirë më për askënd.

Pra nuk do të goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre.

Po bëhet e njëjta gjë si në veri. Talo Çela është një person i kërkuar, nuk është aq i rrezikshëm.

Vrasja e vëllait të tij do të thotë që kundërshtarët nuk do të falin”, u shpreh Artan Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.