Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vra në prag të shtëpisë në Rrogozhinë, Klevis Kapllani shok i ngushtë i Nuredin Dumanit që kërkohet për vrasjen e dy vëllezërve

19:16 / September 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klevis Kapllani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës disa ditë më parë. Gazetari Elton Qyno shkruan se 33-vjeçari i cili u qëllua për vdekje vetëm disa metra larg shtëpisë së tij kishte miqësi me Nuredin Dumanin.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës disa muaj më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Dumani dhe Kapllani, jetonin në të njëjtin fshat dhe shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Dumani ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018. Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbuloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali. Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Francë. Ndërsa edhe Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali si shpërndarës droge.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe arrestuar për vrasjen e të riut, por mendohet se është kryer nga dy persona. Njërit prej autorëve i ka rënë në tokë pistoleta tip “Glock”, me të cilën nuk është qëlluar, megjithatë tjetra ka funksionuar pa asnjë problem duke qëlluar me 14 plumba mbi babanë e një djali 2-muajsh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.