Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita kërkon mendimin e ODIHR/ Beqaj: Përpjekje për të zvarritur ndryshimet në Kodin Zgjedhor

22:17 / September 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqaj ilir 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj e konsideron këmbënguljen e opozitës për t’i kërkuar mendim ODIHR-it për koalicionet, një përpjekje për të zvarritur ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Beqaj shtoi se opozita e bashkuar po tenton që mos t’iu lë kohë ndryshimeve që të aplikohen në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, duke e cilësuar një kërkesë të pakuptimtë.

“Në politik, hapësira për të negociuar dhe kompromisi duhet të jetë gjithmonë e vlefshme. Jemi në momenitn ku pasi ndryshuam kushtetuën në fund të korrikut, duhet të pregatisim se si këto ndryshime duhet të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Ende nuk ka një tekst të shkruar që t’i thuash ODIHR: më jep një opinion. Për ça t’i kërkohet opinion? Për një ide? Nga ana logjike-formale, për mua, ajo kërkesë është nonsense. Është detyra jonë që të gjejmë rrugët e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Është një përpjekje e opozitës për të zvarritur ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe për t’i mos lënë kohë këtyre ndryshimeve që të aplikohen në zgjedhjet e 25 prillit.”

Sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin në sistemin gjyqësor, Beqaj tha se lufta për të minimizuar korrupsionin është një luftë e përhershme.

“Opozita ka për detyrë që të jetë vetëm kritike. I njëjti raport ka edhe konstatime pozitive. Kishte edhe një vlerësim goxha të mirë për zgjerimin masiv të shërbimeve dixhitale që ulin hapesirën për korrupsion.”

Nga ana tjetër, lidhur me vendimin e qeverisë për të lejuar hapjen e kazinove në vetëm 6 akse të kryeqytetit, deputeti socialist sqaroi se: “Përveç kazinove në hotele me pesë yje, ligji ka parashikuar që do të ketë edhe një kazino tjetër. Me emra rrugësh kornizoi territorin ku mund të jetë kjo kazino. Nuk ka kaznio elektronike. Nuk ka baste sportive online. Kjo gjë s’ka ndryshuar. Në këtë territorin e përcaktuar me emra rrugësh do të vazhdojë të jetë rregulli që – në distancë 100 metra në vijë ajrore nga institucionet arsimore, nuk do të lejohet të jetë kjo kazino. Kushdo që do të aplikojë, ta mendojë që ka këtë kornizë që duhet ta zbatojë.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.