Agron Tanushi, autori i vrasjes së ish-kunatës së tij pak ditë më parë është njohur sot me masën e sigurisë, e cila ka vendosur arrest me burg për 31-vjeccarin.
Ai ka pranuar krimin që sipas tij erdhi për shkak të konflikteve për ccështje pronësie. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa Nevvs 24 bën të ditur se 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.
Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.
