Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksidentet, 114 persona humbën jetën, shkak sjellja e shoferëve, ndërgjegjësohen këmbësorët

14:45 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1597347914 aksident
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i aksidenteve ka shënuar rënie në janar-gusht 2020 në raport me një vit më parë por fatkeqësisht 114 persona humbën jetën për shkak të tyre. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se drejtimi i mjetit në rrugë mbetet ende problematik ku barra më e madhe bie mbi drejtuesit e mjeteve.

“Në muajin Gusht 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 152 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2019, duke u ulur me 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetëmujorin e 2020, numërohen 765 aksidente rrugore nga 1.014 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e 2019, duke u ulur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Gusht 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 156 persona nga 230 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 32,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2020, është 980 persona nga 1.418 persona, duke u ulur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 persona të vdekur në Gusht 2019. Në tetëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 114 persona nga 137 persona në të njëjtën periudhë të një viti më pare” vlerëson INSTAT.

Teksa në mbi 90 për qind të rasteve shkak janë shoferët duket se këmbësorët janë ndërgjegjësuar në raport me një vit më parë pasi numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së tyre ka qenë me ulje.

“Në muajin Gusht 2020, aksidentet rrugore, në 91,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 36,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 14,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21,5 %, krahasuar me një vit më pare”thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.